VIDEO/ Aspak mëshirë për Skënder Gegën, Partizani hedh përtokë Kukësin dhe merr vendin e dytë

Kukësi-Partizani 1-4, Ibrahimi (p)/ Asani 37′, Bitri 48′, Bardhi 68′, Mala 79′ (p)

Pritej si një nga duelet më të bukura të kësaj jave dhe Partizani-Kukësi nuk zgjënjeu të jepte spektakël në fushë. Një ndeshje ku skuadrat patën shanset e tyre, por në fund ishin të kuqtë ata të cilët fituan me një rezultat befasues. Aspak mëshirë për Skënder Gegën mbrëmjen e sotme, teksa kryeqytetasit kanë hedhur në tapet Kukësin, duke e mposhtur me shifrat 4-1.

Djemtë e Ilir Dajaës ishin të motivuar në fushën e lojës dhe shlyen gjithë javët ku u mungoi goli në Superiore. Partizani merr kështu 3 pikë mjaft të vlefshme për tabelën e renditjes, pasi rrëmbejnë vendin e dytë në kampionat, por gjithashtu edhe nga ana psikologjike, duke pasur parasysh faktin se kanë shpërfytyruar me goleadë një ekip pretendent për titull./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kukësi: Tafa, Demiri, Horiç, Bytyçi, Dragoshi, Taipi. Limaj, Gashi, Ibrahimi, Leiria, Eze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online