VIDEO/ Teuta fiton pastër ndaj shkodranëve, Vllaznia ndien ethet dhe makthet e së shkuarës së trishtë

Vllaznia-Teuta 0-3 Sherif Kallaku 15′, Lorenzo Vila 83′ , Albano Aleksi p’ 86′

Nga Klaudio Ndreca

Për hir të vetë Shkodrës dhe futbollit shqiptar, Vllaznia duhet të reagojë! Mes shumë problemeve në skuadër, Dedja nuk mund të bëj asgjë më tepër me një “shkop magjik” për të nxjerrë ekipin nga gropa ku është futur.

Këtë herë Superiorja rrezikon sërish që të mbetet pa një emblemë të futbollit tonë për sezonin e ardhshëm, ndërsa duket e vështirë që Vllaznia të dalë nga vendi i “Play-Out” ku ndodhet aktualisht. Një tjetër humbje e pastër është pësuar ndaj Teutës në shifrat 0-3.

Në pjesën e parë do të ishte penalltia e realizuar nga ana e Kallakut që hapi ndeshjen, pavarësisht se te shkodranët kishte protesta ndaj arbitrit. Ndërkohë në minutën e 83 ishte Lorenzo Vila që do të shënonte pas një aksioni brilant të durrsakëve dhe vetëm tre minuta më vonë, llogaritë i mbylli Aleksi me një tjetër penallti, pas gabimit të portierit Sherri. Tashmë është Teuta që shkon në vendin e tretë dhe renditet pas Kukësit, ndërsa në Shkodër kanë nisur të ndihen ethet dhe kujtimet e trishta të së shkuarës. /Sport Ekspres/

 

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Shtubina, Kruja, Gurishta, Krymi, Sidorenko, Lika, Zogaj

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, E. Vila, Aleksi, Avdyli, L. Vila, Kallaku, Hebaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online