Komeditë në Seria A nuk kanë fund/ Lojtari i Milanit kopjon nga Galiardini, gafë fatale para portës

Në orën 17:15 filloi supersfida e Italisë, Milan-Roma. Pjesa e parë ishte mjaft e mbyllur, ku të dyja skuadrat u munduan të mos pësonin gol. Rezultati përfundoi me rrjeta të paprekura 0-0. Megjithatë në minutën e 39-të, mesfushori i Milanit, Hakan Çalhanolu, ka humbur një rast mjaft të pastër për gol.

Pas një krosimi të ardhur në drejtim të turkut nga Hernandez, me portën e boshatisur, lojtari bën të pamundurën, duke e dërguar topin me kokë përtej traversës. Këto ngjarje po përsëriten shpesh në Seria A, pasi dhe mesfushori i Interit, Galiardini bëri një gjest komik, ku vetëm 2 metra larg vijës fatale goditi traversën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online