Agim Ibrahimi e ka mbyllur me një tjetër perlë që na dhuroi në kampionatin shqiptar. Lojtari i Kukësit shënoi golin e vetëm për verilindorët në humbjen e pësuar kundër Kastriotit në shifrat 1-2.
Një goditje e dënimit e mrekullueshme erdhi nga ana e Ibrahimit që gjeti cepin e rrjetës, duke shtangur kështu portierin e Kastriotit. Megjithatë kjo perlë është zhvlerësuar disi për faktin se gjithë vëmendja ishte te ndeshjet e Teutës dhe Vllaznisë. /Sport Ekspres/
Me shume po me duket portieri i mrekullueshem sesa goditja…
Me shume po me duket portieri i mrekullueshem sesa goditja…