VIDEO/ Teuta befason Tiranën dhe i heq nga dora “final four”-in, Vllaznia ndalet në Shkodër nga Erzeni

Tirana nuk e nis në mënyrën e duhur kampionatin pas kthimit nga pushimet për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve. Bardheblutë janë befasuar sot nga Teuta. Bregdetarët kanë fituar me shifrat 1-2 në “Air Albania”, duke i hequr nga duart “final four”-in kryeqytetasve. Jazxhi realizoi një gol të mrekullueshëm me një goditje në afërsi të zonës në minutën e 45 të takimit. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e durrsakëve dhe në të njëjtën mënyrë nisi edhe e dyta. Daci e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 51-të, duke i dhënë qetësi Teutës. Tirana reagoi me anë të Lulajt në minutën e 90, por atëherë ishte tepër vonë për të ndryshuar fatin e këtij takimi.

Në krahun tjetër, Vllaznia është ndalur në shtëpi nga Erzeni. Bekim Balaj i dha epërsinë shkodranëve në minutën e 28, kur me një goditje me kokë e ndali topin në rrjetë. Por festa nuk zgjati shumë gjatë. Në minutën e 39 Maliqi ktheu sërish baraspeshën dhe fiksoi shifrat në 1-1. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

…..
byu/Football_24_7 insoccer