VIDEO/ Tensioni mbërthen sfidën Milan-Lacio, gjesti i Ibrahimoviç ndez gjakrat dhe Sarri ndëshkohet me karton të kuq

Sfida mes Milanit dhe Lacios nuk është mbyllur në paqe për të dyja skuadrat. Tensioni ka mbërthyer fundin e kësaj ndeshjeje, ku gjithçka nisi nga një gjest i Zllatan Ibrahimoviç. Ky i fundit vendos dorën në qafën e Lukas Leivas dhe shkëmben fjalë me të, veprim ky që nuk i ka pëlqyer aspak kampit kundërshtar.

Menjëherë janë ndezur gjakrat dhe lojtarët bashkë me stafet teknike janë afruar për tu konfrontuar. Nervat nuk i ka shmangur dot as Mauricio Sarri, i cili si trajner ndjen përgjegjësinë për të mbrojtur futbollistët e tij. Por rrëmbimi emocional i kushton një karton të kuq dhe ndeshjen e ardhshme nuk do të jetë në pankinë për të udhëhequr ekipin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online