Një tension nervash ka pasur në pankinë gjatë ndeshjes Liverpool-Chelsea. Të kuqtë fituan në mënyrë spektakolare me shifrat 5-3, por pjesa e parë ka sjellë edhe irritimin e Frank Lampard. Gjithçka ndodhi në ndërhyrjen e Kovacic, që më pas solli edhe atë supergol të Arnold nga goditja e dënimit. tekniku i bluve të Londrës nuk ishte aspak dakort me vendimin e arbitrit dhe i është drejtuar këtij të fundit me fjalët: “Si e jep faull këtë? Nuk kishte faull aty”.
Në këtë moment Klopp i bën thirrje homologut të tij të qetësohet, por si përgjigje merr vetëm një ofendim. “Shko q***! Nëse më kthehesh mua patjetër do të them diçka. Nuk të pyeta ty”, ishin fjalët e Lampard, i cili ka humbur qetësinë për një moment.
Megjithatë të dy trajnerët kanë shtërnguar duart e njëri-tjetrit pas përfundimit të ndeshjes, duke lënë përplasjen brenda fushës së lojës. Në intervistën pas takimit për “Sky Sports”, Lampard u shpreh se Liverpool po tregohej arrogant./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Pebs20/status/1286623280246464513