“Humbëm sepse donim të fitonim me patjetër”, Sarri nuk fajëson askënd përveç mentalitetit të skuadrës

Fitorja e Juventusit ndaj Udinezes do të vuloste dhe fundin e këtij kampionati, duke shpallur bardhezinjtë kampionë për herë të 9 radhazi. Megjithatë festa e “Zonjës së Vjetër” do të shtyhet për në javët në vazhdim, pas disfatës me përmbysje. Pavarëisht humbjes, Sarri nuk fajëson askënd nga ekipi, por thjesht mentalitetin e të fituarit pavarësisht gjitçkaje.

“Ne po luanim mjaft mirë në pjesën e parë. Goli i De Ligt na dha qetësinë që kërkuam, por presioni i madh i Udinezes në pjesën e dytë bëri që të pësonim gol. Përpara ndeshjes lojtarët ishin të fiksuar vetëm tek fitorja, prandaj bas barazimit ata e humbën qetësinë duke kërkuar patjetër golin. Goli vjen duke e kontrolluar lojën, por lojtarët e mi kërkuan ta gjenin atë me nxitim. Si pasojë e kësaj, pësuam dhe golin e dytë”, ka thënë Sarri.

Vetëm tre pikë në tre ndeshje i mjafton Juventusit për të ngritur trofeun e Serisë A. Megjithatë ekipi i drejtuar nga Sarri do ta kërkojë fitimin e saj sa më shpejt të jetë e mundur, për të shmangur befasitë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online