VIDEO/ Të vetmit që këndojnë pavarësisht rezultatit? Nga dhuna te Londra mes plehrave, tifozët ishin ana e errët e Anglisë

Gjithnjë me një birrë në dorë dhe gati për të shijuar futbollin, anglezët janë konsideruar shpesh si tifozeritë që kur janë në stadium e vetmja gjë që bëjnë është të dëfrehen. Birra pa limit dhe kënga që nuk pushon pavarësisht rezultatit që merr skuadra e tyre. Por ky imazh u përmbys i gjithi në një ndeshje të vetme.

Finalja e mbrëmshme kundër Italisë tregoi se tifozët ishin ana më e errët e Anglisë. Nën efektin e alkoolit dhe me adrenalinën që i përcjell futbolli, tifozë të shumtë u bënë pjesë e skandalit teska ushtruan dhunë ndaj mbështetësve italianë. E si për të mos u mjaftuar me kaq, kthimi i Londrës në një pikë grumbullimi plehrash me mbetje të gjendura kudo në rrugë është një tjetër njollë në sjelljen e tyre./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online