Gjithnjë me një birrë në dorë dhe gati për të shijuar futbollin, anglezët janë konsideruar shpesh si tifozeritë që kur janë në stadium e vetmja gjë që bëjnë është të dëfrehen. Birra pa limit dhe kënga që nuk pushon pavarësisht rezultatit që merr skuadra e tyre. Por ky imazh u përmbys i gjithi në një ndeshje të vetme.
Finalja e mbrëmshme kundër Italisë tregoi se tifozët ishin ana më e errët e Anglisë. Nën efektin e alkoolit dhe me adrenalinën që i përcjell futbolli, tifozë të shumtë u bënë pjesë e skandalit teska ushtruan dhunë ndaj mbështetësve italianë. E si për të mos u mjaftuar me kaq, kthimi i Londrës në një pikë grumbullimi plehrash me mbetje të gjendura kudo në rrugë është një tjetër njollë në sjelljen e tyre./Sport Ekspres/
This was the scene yesterday, in, London, after England had lost to Italy in the Euro Cup final. Disgusting. Where is @BBCWorld? pic.twitter.com/cbDT7Y1uy9
— Raghu Chaithanya (@creghun) July 12, 2021