VIDEO/ Të luash me ndjenjat e kundërshtarit dhe ekipit tënd, Ramos vendos dramën me spektakël

Janë disa lojtarë të lindur për të qenë lider dhe padyshim Sergio Ramos është një prej tyre. Mbrojtësi spanjoll i dha golin e fitores Realit të Madridit, që e filloi ndeshjen në disavantazh. Por mënyra e shënimit të golit nuk ishte aspak normale, teksa me një “panenka” vulosi fundin e takimit.

Ndeshja ishte 2-2 dhe zakonisht çdo lojtar do të provonte ta gjuante penalltinë në cepin e portë, por 34 vjeçari “luajti me ndjenjat” e portierit të Betisit, duke vendosur ta gjuajë këtë penallti në mesin e kuadrit. Kjo fitore e çon Real Madridin në kuotën e katër pikëve, një rezultat mjaft i mirë për ta ndihmuar skuadrën që të synojë objektivin kryesor, mbrojtjen e titullit kampion. Ndërkohë rivalët kryesorë të madrilenëve, Atletico Madrid dhe Barcelona ende nuk e kanë luajtur ndeshjen e tyre të parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online