VIDEO/ Të jesh i dyti do të thotë humbësi i parë! Nga lotët e djalit që i fshin mamaja te duart në kokë, shihni zhgënjimin e lënë nga penalltia e Aron Ramsey

Të humbësh një finale ështe gjithmonë e hidhur, aq më shumë kur në të ishte një skuadër si Rangers, që nuk e ka fatin të jetë gjithmonë në këtë pozicion. Penalltia e humbur e Aaron Ramsey, i kushtoi trofeun skocezëve, rrjedhimisht dhe kualifikimin direkt në Uefa Champions League.

Tifozët e Rangers ishin të shumtë në numër në stadiumin e Sevillas, por u larguan me shijen e hidhur të dështimit. Mijëra tifozë shpërthyen në lot, pasi panë që skuadra e cila kishte luftuar kaq shumë të shkonte në finale, do të dilte nga stadiumi si e dyta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *