Thomas Strakosha u kthye sërish si titullar te Lacio pasi rezultoi negativ dhe kaloi me sukses pandeminë e Koronavirusit. Megjithatë portieri shqiptar erdhi në momentin më të përshtatshëm për të luajtur nga minuta e parë kundër Udinezes.
Pepe Reina kishte dhënë siguri në përballjet e aktivizuara përgjatë këtyre kohëve, falë eksperiencës së madhe në karrierë. Për këtë arsye tifozët e Lacios kërkonin që Strakosha të ulej sërish në stol pasi gabimet e tij të shpeshta dhe pasiguritë i kushtojnë kryeqytetasve.
E si për ironi të fatit, në përballjen e sotme kundër Udinezes, Strakosha e nxjerrë tre herë topin nga rrjeta në atë humbje të papritur në shifrat 1-3. Komentet negative kanë vërshuar në rrjetet sociale kundër gardianit shqiptar duke kërkuar uljen e menjëhershme në stol, pasi nuk ka bërë asnjë pritje përgjatë 90 minutave. /Sport Ekspres/