VIDEO/ Të gjithë e përqafojnë! Makthi i lihet së shkuarës, Armando Broja shënon te Viteshe

Makthi i kaluar me Gronigenin i lihet së shkuarës, atje ku Armando Broja ka gabuar me portën e boshatisur. Një mundësi e shpërdoruar që mbeti gjatë në mendjen e sulmuesit shqiptar pasi në këtë mënyrë i hoqi fitoren Viteshes. Megjithatë në përballjen e sotme ku u fitua në shifrat 2-0 kundër Sittard, lojtari i Kombëtares u rikthye te gjetja e rrjetës.

Në minutën e 84 të takimit pas një krosimi nga goditja e dënimit Broja e ka dërguar bukur topin në rrjetë, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar për të reaguar. Të gjithë futbollistët e Viteshes kanë shkuar për ta përfaquar sulmuesin shqiptar duke ditur historinë me Gronigenin, teksa mbi të gjitha është edhe një lehtësim psikologjik për sulmuesin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online