VIDEO/ Të gjithë përqafojnë Ekuban! Partizani nuk do e gjejë një të dytë si ky sulmues, eliminon i vetëm Fenerbacen

Kaleb Ekuban ka qenë i jashtëzakonshëm mbrëmjen e sotme. Ish-futbollisti i Superiores ka qenë protagonist absolut në triumfin e Trabzonsporit kundër Fenerbahçes. Gjysmëfinalja përfundoi me shifrat 1-3 dhe të dy golat e fitores kanë ardhur si rezultat i asisteve të Ekuban, që eleminon kështu i vetëm gjigantët turq. Një asist perfekt në minutën e 6 që nga mesfusha do të sillte golin e parë nga Sorloth.

Po nga mesfusha do të niste edhe goli i dytë, por këtë herë është vrapimi i pandalshëm që e dërgon Ekuban në zonë, nga ku lë mënjanë egoizmi dhe shërben sërish për Sorloth, i cili me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë të tundte rrjetën në minutën e 83-të. Pas kësaj përmbysjeje të shifrave të gjithë do të përqafonin njeriun e ndeshjes, Ekuban. Ky i fundit tregon edhe njëherë se Partizani nuk do e gjejë një të dytë si ai në sulm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online