VIDEO/ Të gjithë merren me Brojën! Problemi i mentalitetit të një vendi, shihni sesi Roshi nuk i pasoi shokëve të skuadrës

Të gjithë merren me Armando Brojën dhe e kritikojnë si një lojtar që është shumë individualist, duke mos i pasuar shokëve të skuadrës. Ah sikur të ishte problemi vetëm i këtij sulmuesi! Në fakt, është më tepër çështje mentaliteti. Në Shqipëri kërkojnë që të gjithë të jenë heronjtë e një mbrëmje, askush nuk dëshiron “punën e heshtur”, të gjithë kërkojnë fjalën e parë. Këtë e pranoi edhe Myrto Uzuni në intervistën pas ndeshjes.

E vuajti mbi lëkurë, shumë herë shokët e ekipit nuk i pasuan kur doli në pozicione fantastike për të shënuar, nga ato ku duhet vetëm që ta shtysh topin në rrjetë. Një i tillë erdhi edhe për Odise Roshin që mjafton të jetë afër portës dhe do të godas, pavarësisht se shumë lojtarë të Kombëtares gjendeshin gati për t’i shënuar Italisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online