VIDEO/ Të fitosh për të qëndruar në vend! Lacio lodhet duke ndjekur Juventusin, Milani vendos Serinë A

Nga Klaudio Ndreca

Përpara se futbolli të niste nga pandemia, te Lacio kishte një besim të madh për titullin kampion. Qëndrimi në shtëpi për një kohë të gjatë i bëri futbollistët që të reflektonin dhe të kuptonin arritjet e mëdha që kishin bërë deri në ato momente. Të luftosh me Juventusin e yjeve dhe kalibrit të lartë, teksa ishin vetëm një pikë larg tyre me kampionatin që po shkonte drejt mbylljes.

Për këtë arsye Lotito nuk ngurroi që të “kacafytej” me të gjithë të tjerët, kur vendosej në diskutim mbyllja e Serisë A në tavolinë. Futbolli u rihap dhe historia e vjetër vazhdon sërish. Juventusi kthehet si më parë, duke mos gabuar në asnjë hap të vetëm. Edhe në ditën e sotme arritën që të mposhtnin Torinon me shifrat 4-1, me ndeshjen që nisi në orën 17:15.

Një motiv më pak për Lacion që ndaj Milanit ishte pa asnjë dëshirë në fushën e lojës. Të dorëzuar dukeshin thuajse që në minutat e para, teksa teza e fitores për të qëndruar në vend dhe me diferencën e 4 pikëve që vazhdonte gjithmonë i bëri lacialët që të lodheshin.

Calhangolu do të dhuronte një perlë nga distanca fillimisht, për të hapur takimin. Më pas ishte Ibrahimoviç që nga pika e bardhë fillimisht do të gabonte dhe Strakosha arriti që ta priste topin për një moment, por fati ishte kundër tij dhe aksidentalisht e dërgoi me trup në rrjetë. Përmbysjet e zakonshme të Lacios kanë marrë fund dhe Rebiç i jep goditjen fatale për të dërguar shifrat në 0-3, duke mbyllur historinë e takimit. Pra Milani që vetëm 2 ditë më parë e shijoi barazimin si një fitore kundër SPAL, mund të ketë vendosur edhe fatin e Serisë A teksa e dërgon në 7 diferencën mes Juventusit dhe Lacios. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online