VIDEO/ Te Apolonia ndihet dora e Kamaratës, një penallti në sekondat e fundit trondit Partizanin

LIVE, Partizani-Apolonia 1-1, Cara 81′

 

Partizani ka dështuar të marrë 3 pikët në ndeshjen e sotme. Kur fitorja dukej më tepër si një detyrim për të kuqtë ka ardhur edhe hapi fals. Megjithëse e renditur në vendi ne fundit, Apolonia ka folur ndryshe në fushën e lojës. Te Fierakët ka nisur të ndihet dora e trajnerit Kamarata.

Ky i fundit zhvillonte sot ndeshjen e parë në krye të Apolonisë, por ka shënuar një sukses duke i marrë një barazim Partizanit. Fierakët janë mbyllur mirë mbrapa përgjatë gjithë ndeshjes, duke ia bërë të vështirë ndeshjen të kuqve. Këta të fundit përfituan nga një top i lënë në zonë gjatë një goditjeje nga këndi, ku Cara tundi rrjetën në minutën e 81.

Por përballja nuk përfundoi këtu, teksa në aksionin e fundit Apolonia hidhet e gjitha në zonën e Parizanit, ku nuk mungonte as portieri i tyre. Kur po numëroheshin sekondat finale, arbitri i fryn bilbilit dhe akordon një penallt, e cila përkthehet më pas në gol, duke tronditur kështu ekipin e Ilir Dajës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online