VIDEO/ Tashmë është 41 vjeç, por nuk ndryshon! Pepe ndëshkohet me karton të kuq te Porto, arbitri u tregon arsyen lojtarëve

Porto ka zhgënjyer mbrëmë tifozët pasi u mposht në shtëpi nga Vitoria Guimaraes me shifrat 1-2 në ndeshjen e javës së 28-të të kampionatit portugez. Ndeshja u shënua nga Pepe, i cili sërish kaloi limitet dhe mori një tjetër karton të kuq.

Pasi topi doli jashtë pas aksionit të miqëve dhe vendimit të asistentit për t’ia dhënë topin Guimaraes, 41-vjeçari e humbi plotësisht durimin.

Mbrojtësi i Portos besonte se duhej të ishte topi për skuadrën e tij dhe po i tregonte asistentit se kishte nevojë për syze dhe se me sa duket ishte i verbër. Këtë ia ka treguar edhe arbitrit kryesor, që i tregoi menjëherë kartonin e kuq. /Sport Ekspres/