VIDEO/ Tani ka fituar edhe zgjuarsinë! Dy prekje dhe dy magji, çfarë Vrioni që po krijon Juventusi

Nga Klaudio Ndreca

Në kualifikueset e fundit të Europianit kur Shqipëria do të përballej kundër Turqisë, në përballjen që kishte vlerën e finales, opinionistët sportiv në vendin tonë binin të gjithë në një mendje: “Sulmuesit tanë do ta kenë të lehtë, Demiral nuk po luan te Juventusi”. Pra duke marrë parasysh minutazhin e pakët të këtij mbrojtësi te bardhezinjtë, thuajse 0 minuta, mendohej se do të ishte shumë i lehtë për t’u kaluar.

Por deri në atë përballje Demiral kishte qenë lojtari më i mirë i Turqisë që nuk po shkëlqente në asnjë drejtim tjetër përveç mbrojtjes së fortë. Kjo tregon saktësisht se fundja stërvitjet me yjet e një klubi si Juventusi, me kalibër botëror, vlen më shumë sesa 90 minutat me ekipet me nivel më të ulët.

Pra nëse mat forcat në çdo ditë dhe ia del me lojtarë si Ronaldo dhe Dibala, qoftë kjo edhe stërvitje, a është kjo më e mjaftueshme po aq sa të jesh titullar në skuadra pa peshë? Ky krahasim vjen vetëm për të sjellë në vëmendjen kryesore të trajtimit Xhakomo Vrionin.

Në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë U-21 kemi parë për herë të parë Vrionin e tjetërsuar, Vrionin e Juventusit. Ky lojtar duket se po përfiton shumë nga profesori i tij Pirlo, por njëkohësisht edhe nga lojtarët e tjerë bardhezinjë që e kthejnë këtë sport në art.

Për herë të parë kemi parë një Vrioni me një tipar krejtësisht të ri për mënyrën sesi luante në fushë pasi përdorte edhe zgjuarsinë me lëvizjet e tij, jo vetëm fizikun për të marrë mbi shpatulla Shpresat U-21. Asisti i dhënë për Tuçin ndaj Austrisë, nëse do të dhurohej nga ana e Lionel Mesi apo Ronaldos, e gjithë bota do të përpiqej për të gjetur planetin se nga vijnë.

Ndërkohë, tërësisht i heshtur dhe me një punë e përkushtim që vetëm sa rritet, Vrioni e realizon me Shqipërinë U-21. Për të vazhduar edhe me një pasim magjik me finte për te Ernest Muçi ndaj Andorrës, por produkti i Tiranës do të gabonte para portierit kundërshtar.

Talenti kuqezi është grumbulluar sërish në këto ditë me ekipin e parë të Juventusit dhe vetë përballjet e tij në stërvitje me mbrojtësit më të mirë në Europën, kanë sjellë edhe një rritje të madhe të këtij futbollisti që mund të vërehet lehtësisht në fushë. E për të përmbyllur krahasimin me rastin e Demiral, tani kemi një Vrion më të mirë me 0 minuta te Juventusi dhe i përgatitur në stërvitjen e bardhezinjëve, sesa me 45 dhe 90 minuta në Serinë B. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online