Tirana e mirë apo Zvezda e dobët? Histori shqiptarësh, Crvena me një të dhënë historike në Serbi

Vetëm fati e largoi Tiranën nga “Champions League” teksa do të mposhtej në mënyrë të pameritura në shifrat 0-1 nga Crvena Zvezda. Bardheblutë krijuan shumë raste flagrante për të mbërritur te goli, por asnjëherë nuk mundën që ta finalizonin aksionin e tyre.

Në minutat e para ishte ekipi serb që e nisi më frikshëm takimin, madje shpeshherë me veprime individuale të lojtarëve që krijuan një mirazh për diferenca të frikshme mes ekipeve. Por me kalimin e minutave dhe kur Tirana guxoi më tepër në fushën e lojës, do të merreshin tërësisht frenat e lojës.

Edhe në këtë humbje dinjitoze ka pasur shumë për të diskutuar në Shqipëri, ashtu si edhe gjithmonë kur ne kemi dyshime brenda vetes edhe kur për një arritje pozitive. “Ishte mirë ne që fituam apo ishte kaq dobët kundërshtari? Ishte mirë Tirana që kontrolloi lojën apo ishte Zvezda shumë e dobët?”,

Gjithëkush ka të drejtën e paraqitjes së mendimit të tij, por statistikat janë ato që vulosin dhe duhen dëgjuar si fjala e fundit. Crvena Zvezda ka nisjen më të mirë në historinë e saj si klub teksa në 7 ndeshjet e para në kampionat ka arritur që të grumbullojë 21 pikë. Pra duke fituar gjithçka, pa përfshirë këtu edhe dy fitoret në dy turet e para të “Champions League”.

E si mundet që të kemi pasur në Tiranë kundërshtarin më të dobët të mundshëm kur ka nisjen më të mirë të historisë? Ndoshta disa gjëra duhet t’i shohim me frymë më pozitive dhe jo të kërkohet “e zeza” edhe kur nuk ekziston, pasi të paktën në këtë rast nuk mund të ketë aludime për një nënvlerësim të Zvezdës ndaj Tiranës. Nivelet e kampionateve tona janë duke i’u afruar njëra-tjetrës, me shpresën se do të kemi më tepër sukses në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online