VIDEO/ Talenti që la Finlandën për Shqipërinë! Është çmendur këtë sezon, tjetër super gol ndaj Inter Turkut

Nga Klaudio Ndreca

Albion Ademi ishte futbollisti që zgjodhi të linte Finlandën për t’iu bashkuar Shqipërisë. Që nga viti 2015 e përfaqësonte fanellën e vendit ku u rrit, por do t’i bashkohet kuqezinjëve të drejtuar nga Alban Bushi. Nga driblimet dhe mënyra sesi sillej në fushën e lojës Ademi konsiderohej si një talent i prespektivës.

Megjithatë te ekipi i Inter Turkut nuk po arrinte që të linte gjurmë me golat e shënuara, nisur edhe nga mosha e tij. Ky sezon i ri në elitën e futbollit në Finlandë e ka gjetur në super formë Ademin. Në ditën e sotme Marinhem, ekipi ku luan aktualisht sulmuesi 21-vjeçar, ka mundur me rezultatin 2-0 Inter Turkun, që ishin kryesuesit aktual të kampionatit.

Albion Ademi do të realizonte një tjetër gol fantastik në minutën e 12, në vazhdimësi të ndeshjeve të fundit. Por edhe në golin e dytë të Marinhem bëhej fjalë për një asist të këtij futbollisti. Tashmë Ademi ka shkuar në 5 gola të shënuara në 6 ndeshjet e para që janë zhvilluar në elitën e futbollit të Finlandës, ndërsa asnjëherë më parë nuk e kishte kaluar kuotën e 4 golave të shënuara përgjatë gjithë kampionatit në një sezon. Tashmë ky rekord personal është thyer dhe jemi vetëm në ndeshjen e gjashtë, Albion Ademi në formën më të mirë! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online