Renaldo Torraj është mes atyre talenteve që duhen mbajtur në vëzhgim për të ardhmen. I dalë nga shkolla angleze e futbollit, lojtari i Shqipërisë U-21 i ka dhënë fitoren Burnley. Ai do të aktivizohej në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Colchester.
Teksa rezultati ishte në shifrat 1-1, mbërriti momenti për Torraj. Një predhë nga distanca me goditje dënimi dhe topi që ndalet në rrjetë. Kjo magji e futbollistit shqiptar mjaftoi për t’i dhënë fitoren Burnley në shifrat 1-2. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/