Barcelona i kërkoi lojtarëve që të ulin pagën për të sjellë Lionel Mesin, ja dy futbollistët katalanas që refuzuan kërkesën e drejtuesve

Barcelona po punon për të sjellë sërish Lionel Mesin në Camp Nou. Fillimisht katalanasit duhet që të shkurtojnë pagesat për futbollistët e tyre. Catalan Sport raporton se gjigandët spanjoll i kanë kërkuar lojtarëve që të ulin pagën me 15% për sezonin tjetër.

Por dy lojtarë të Barcelonës kanë dalë kundër kësaj kërkese. Bëhet fjalë për Frank Kessie dhe Andreas Christensen që mbërritën në klub këtë verë. Kur firmosën me Barcelonën, ata ranë dakord për një pagë më të ulët dhe besojnë se nuk janë të detyruar për të ulur sërish pagën. Refuzimi i tyre i ka zhgënjyer drejtuesit që mund të marrin masa ekstreme deri në largimin nga skuadra. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online