Vllaznia ka arritur që të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Skënderbeut në transfertë. Megjithatë kjo ndeshje nuk ishte aspak e lehtë, sa pasqyron rezultati i takimit. Prençi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35 pas ndërhyrjes së shkaktuar si lojtari i fundit.
Por pavarësisht kësaj, korçarët arritën që të mbanin portën e paprekur. Teksa po zhvillonte një super ndeshje, në minutën e 82, Dumfur bëri gabimin e madh duke shkaktuar një autogol. Kështu Vllaznia mori avantazhin dhe në minutën e fundit të takimit, talenti 20-vjeçar, Antonio Delaj, arriti të realizonte një super gol për të mbyllur historinë e takimit. /Sport Ekspres/
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prenci, Rabiou, Frashëri, Dumfur, Merlim, Shaqe, Liço, Rashica, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
VLLAZNIA:Mëhidri, Juric, Beci, Stojanovic, Sala, Ceshmedjev, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Migen Memelli