Memelli detyrohet të përfundojë më shpejt intervistën, jep lajmin e hidhur: Vajza e mikut tonë po lufton me jetën, po dal vetëm për respektin e opinionit publik

Vllaznia ka arritur që të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Skënderbeut në transfertë. Megjithatë kjo ndeshje nuk ishte aspak e lehtë, sa pasqyron rezultati i takimit. Prençi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35 pas ndërhyrjes së shkaktuar si lojtari i fundit.

Por pavarësisht kësaj, korçarët arritën që të mbanin portën e paprekur. Teksa po zhvillonte një super ndeshje, në minutën e 82, Dumfur bëri gabimin e madh duke shkaktuar një autogol. Kështu Vllaznia mori avantazhin dhe në minutën e fundit të takimit, talenti 20-vjeçar, Antonio Delaj, arriti të realizonte një super gol për të mbyllur historinë e takimit. Pas përfundimit të ndeshjes trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Memelli (Vllaznia): “Kam dalë në këtë intervistë vetëm për të respektuar gjithë opinionin publik. Analizën vazhdoni ta bëni ju në studio. Vajza e mikut tonë Alban Hasanit, po lufton me jetën. Për këtë arsye më duhet t’ju lë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online