Ndeshja mes Huracan dhe Platense në Argjentinë, ka prodhuar një nga penalltitë më të çuditshme që janë parë ndonjëherë në botën e futbollit. Protagonisti kryesor ishte Mauro Zarate, ish-lojtari i Lacios, Interit dhe shumë ekipeve të tjera të njohura. 35-vjeçari bëri një gabim trashanik që i bëhet “pritë” që në moshë të vogël kur e nis futbollin, në fëmijëri, teksa të tregojnë manualin e gjërave që nuk duhet të bësh.
Por Zarate vendos që të eksperimentojë me veten në këtë moshë. Lojtari në fjalë mori topin rreth 30 metra larg zonës dhe nisi të driblojë, vetëm se drejt portës së tij, duke u përpjekur për të shmangur rivalët. Në fund nuk arriti dot që të hiqte topin dhe arbitri do të tregonte pikën e bardhë, duke i falur 11-metërshin kundërshtarit. /Sport Ekspres/
?? In Huracán-Platense, concesso un rigore ai padroni di casa per QUESTO fallo di Mauro Zárate, che evidentemente aveva capito male verso che area attaccarepic.twitter.com/8ymc17VzWh
— Giacomo Cobianchi (@G_Cobianchi) October 19, 2022