“Babai më tregon gjërat e këqija gjithmonë”! Armando Broja flet për faqen e Chelsea-t: Fola me trajnerin, do të zbuloj se si është personi dhe prejardhja

Armando Broja pritet që ta nisi për herë të parë si titullar te Chelsea në mbrëmjen e sotme. Mbetet ende që të presim për atë moment, për të parë formacionin zyrtar, por së fundmi sulmuesi shqiptar ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të londinezëve.

“Trajneri Potter ka folur me të gjithë lojtarët individualisht, na ka njohur, na ka parë sesi i mendojmë gjërat, si është personi brenda vetes dhe prejardhja. Më tha se sa më shumë që të punoja në stërvitje, të mësoja nga lojtarët e tjerë, aq më shumë mundësi do të kisha në fushë.

Përpiqet që të mbajë ambicioz dhe të uritur. Goli? Të shohësh dhe të dëgjosh tifozët, ishte thjesht surreale. Më japim shumë mbështetje si lojtar i ri. Për mua dhe familjen time ishte e pabesueshme që të shënosh për klubin tënd të fëmijërisë në Stamford Bridge. Më humbën fjalët, nuk e besoja vërtet. Ndihesh sikur i ke arritur të gjitha në atë moment, por është vetëm fillimi i ëndrrës.

Mami dhe babi përpiqen të më mbajnë një djalë modest. Është shumë e rëndësishme që të kesh familje dhe njerëz të mirë nga pas, për t’ju mbajtur në fokusin e duhur. Familja është gjithmonë në ndeshjet e mia, më japin mendimin e tyre. Edhe kur bëj një ndeshje të mirë, babai më tregon me video ato momente negative sepse do gjithmonë përmirësimin tim”, tha Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online