VIDEO/ Super ndeshje e kapitenit të Shqipërisë! Klop përgëzon Berat Gjimshitin pas kualifikimit, bisedë e shkurtër mes tyre

Atalanta arriti që të kualifikohej në gjysmëfinalen e Europa League. Italianët mundën që të eliminonin Liverpulin dhe të kalonin më tej. Një super ndeshje ka zhvilluar sot Berat Gjimshiti, që ka evituar çdo rrezik të mundshëm.

Përgëzimet kanë qenë të shumta pas përfundimit të takimit, ndërsa mes tyre veçohet edhe ai i Klop. Trajneri i anglezëve është përqafuar me Gjimshitin dhe mes tyre është zhvilluar një bisedë e shkurtër. /Sport Ekspres/