VIDEO/ Super goli i Rashicës i jep tjetër goditje Bylisit, Skënderbeu largohet me tre pikë

Skënderbeu ka marrë tre pikë shumë të vlefshme në transfertën kundër Bylisit. Një ndeshje që pritej e vështirë për korçarët, por në fund janë larguar të lumtur me tre pikë të grumbulluara. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga ana e Rashicës. Në minutën e 81 të takimit, futbollisti i korçarëve i është shmangur bukur kundërshtarit dhe ka gjetur cepin e portës. Asnjë mundësi për portierin që të reagonte, ndërsa Bylisi mban vendin e fundit me vetëm pesë pikë. /Sport Ekspres/