VIDEO/ Super gol nga Armando Sadiku te Malaga, me nuhatje dhe pa e parë portën

Malaga është duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Mirandes në takimin e vlefshëm për kampionatin “La Liga 2”. Armando Sadiku po vazhdon të tregojë një formë fantastike te Malaga, për t’u rikthyer në kohën më të mirë.

Këtë herë sulmuesi shqiptar ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 65. Një realizim shumë i bukur nga futbollisti elbasanas, që e ka dërguar topin në rrjetë vetëm me nuhatje dhe pa e parë portën. Festa ka qenë e madhe dhe menjëherë pankina është ngritur për të përgëzuar Armando Sadikun, pasi ekipi ndodhet në një moment të vështirë sa i përket renditjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online