Eriksen nuk mund të largohej lehtë, Totenhemi përdori dinakërinë për të rritur presionin te Interi

Gjithçka është thuajse e kryer që Eriksen të veshë fanellën zikaltër. Klubi i Interit ka qenë në bisedime të vazhdueshme për të sjellë danezin në Milano, por për të arritur deri në këtë pikë Totenhemit i është dashur që të vërë në punë dinakërinë.

Sipas asaj që raporton spanjollja “AS”, skuadra londineze futi në lojë emrin e Barcelonës dhe kjo vetëm për të shtuar presionin te zikaltrit. Katalanasit nuk ishin të interesuar për të afruar Eriksenin në organikën e tyre, por gjihçka u sajua nga Totenhemi për të bërë Interin që të pranojë kushte të tyre nga presioni i konkurencës. Por klubi italian duket se e ka shfrytëzuar më së miri faktin se lojtarit danez i përfundon kontrata në fund të sezonit për të paguar kështu 20 milionë euro për kartonin e tij./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online