Shqipëria U-17 e ka mbyllur aventurën e saj në Elite Round. Kuqezinjtë e Bulkut kishin shpresa për të kaluar në fazën finale të këtij kompeticioni nëse do të merrnin vendin e dytë. Për të arritur deri këtu, Franca duhej të shkatërronte Zvicrën.
Megjithatë kjo nuk ndodhi, pasi francezët fituan vetëm me shifrat 1-2. Duke e ditur se çfarë ndodhte në ndeshjen tjetër, morali i lojtarëve shqiptarë ra në ndeshjen me Letoninë. Shqipëria kaloi në avantazh me anë të Dejvi Duros në minutën e 56. Duro ka zhvilluar një super paraqitje që nuk i mjaftoi Kombëtares U-17. Letonezët barazuan në të 80 me Ivulans, me Shqipërinë që e mbylli grupin në vendin e tretë me dy pikë në tre ndeshje. /Sport Ekspres/