“Tani duhet të marrim pikë në Çeki”! Ish-futbollisti i Kombëtares: Shqipëria e Silvinjos ishte e mobilizuar, Polonia u duk mediokre

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andrea Marko ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. Marko ka analizuar humbjen e djeshme të Shqipërisë me shifrat 1-0 në transfertën e Varshavës.

“Zgjedhjet e trajnerit ishin të mira, Shqipëria ishte shumë e mobilizuar. Ishte ndeshje shumë e vështirë pasi polakët e kishin humbur ndeshjen e parë. Ne na duhet rezultati, jo loja e mirë. Duke parë eksperiencën e 2016, nuk jemi më inferior, kemi sadopak eksperiencën e Europianit. Kombëtarja ishte vendosur mirë në fushë.

Duhet të jemi më konkret, të mos themi vetëm që kishim humbje dinjitoze. Duhet të mësohemi që të kthehemi me pikë nga jashtë. Polonia u duk mediokre se nuk kishte sulme të shpejta, nuk ishte e shpejt në kundërsulm. Nuk bënin pasime të shkurtra dhe me intensitet të lartë. Ishte shumë fat për ne barazimi i Moldavise me Çekisë. Ne duhet të marrim pikë të paktën në Çeki”, tha Marko. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online