“Shqipëria pati vetëm një gjysmë rasti”, mbrojtësi polak e sheh ndryshe ndeshjen: Fituam bindshëm

Polonia mori tre pikët mbrëmjen e djeshme në përballjen kundër Shqipërisë. Polakët përmbushën objektivin e tyre, duke u interesuar vetëm për rezultatin dhe jo për lojën. Shqipëria zhvilloi një paraqitje pozitive, por duket se Bartosh Salamoni nuk ndan të njëjtin mendim. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “TVP Sport”, mbrojtësi polak ka deklaruar se kuqezinjtë patën vetëm një gjysmë rasti përgjatë gjithë ndeshjes, teksa shton se Polonia fitoi bindshëm.

“Nuk e di si dukej nga jashtë, por më duket se kemi pasur një kontroll. Ne shënuam në pjesën e parë, më së miri do të ishte të shënonim një gol të dytë dhe të vri.snim lojën. Por ne kontrolluam Shqipërinë, ata kishin vetëm një gjysmë rasti. Ne donim të merrnim tre pikët bindshëm dhe ia dolëm. Kam arritur të tregoj atë që mund të bëj më së miri dhe jam i lumtur që fituam 1-0. Sot arritëm atë që donim, do të kthehemi te klubet me humor më të mirë”, ka deklaruar Bartosh Salamoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online