VIDEO/ Sulmuesi që trajneri Gatuzo hoqi dorë nga paga vetëm për të ardhur te Napoli, përmbys ndeshjen dhe marrin vendin e parë në Serinë A

Napoli ka marrë vendin e parë në Serinë A duke u renditur në të njëjtën kuotë sa Milani, 63, por me një ndeshje më shumë të luajtur. Ekipi i Spaletit ka përmbysur Udinezen dhe ka fituar me shifrat 2-1.

Goli i parë do të shënohej nga Deulofeu në të 22, ish-lojtarin e Milanit, që i dha avantazhin Udinezes. Por Victor Osimhen ishte sërish heroi i Napolit që pas dopietës së ndeshjes së fundit, rikthehet me dy gola të tjerë. Brenda 10 minutash sulmuesi arriti që të mbyllte historinë e ndeshjes.

Spaleti duhet të falenderojë Gatuzon, pasi afrimi i këtij lojtari nga Lile ishte pikërisht për meritën e këtij trajneri. Asokohe, prej javësh të dyja palët ishin në diskutime për afrimin e Osimhen, por shifra e lartë që kushtonte ky operacion ishte problem për të mbyllur marrëveshjen.

Por paratë nuk mund të bëheshin një pengesë kur i përfshirë është një njeri si Genaro Gattuso. Në momentin që bëhet fjalë për futboll trajneri italian është i gatshëm të bëjë gjithçka dhe të sakrifikojë shumë. “Të dua këtu”, ishin fjalët që Gattuso kishte për sulmuesin e talentuar, teksa pranoi të hiqte dorë nga një pjesë e pagës së tij për të bërë të mundur këtë transferim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online