VIDEO/ Sulmuesi i Kremonezes tallet me mbrojtësit e Milanit dhe i lë jashtë Champions-it, “djallin” e shpëton Kruniçi nga turpi

Ndeshja e sotme nuk ka reultuar aq e lehtë sa pritej për Milanin. Kuqezinjtë prisnin të dilnin me fitore nga përballja me Kremonezen, por në fund janë mjaftuar me një pikë. Salmakers kaloi ekipin e Piolit në avantazh në pjesën e parë të takimit, por VAR-i i ngrin festën, pasi goli anullohet për pozicion jashtë loje.

Pjesa e parë përfundon në baraspeshë 0-0, ndërsa në të dytën Kremoneze bën befasinë. Në minutën e 77 Okereke gjendet me topin në zotërim pranë zonës së Milanit, ku përballë ka dy mbrojtës kundërshtarë. Sulmuesi i Kremonezes “tallet” me mbrojtësit e kuqezinjve, duke i nxjerrë jashtë loje me një rrotullim. I gjendur më pas vetëm me portierin, arrin të tundë rrjetën. Goditja e vetme në portë dhe topi ndalet në rrjetë. Milani përpiqet të reagojë me të gjitha forcat, por goli vjen në minutën e 93-të të ndeshjes. Është Kruniç ai që ndëshkon Kremonezen dhe shpëton Milanin nga turpi i një humbjeje. Megjithatë, ky barazim ndërlikon situatën e Milanit, teksa tashmë mbetet jashtë zonës Champions, me 2 pikë më pak se vendi i katërt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online