VIDEO/ Sulmi ka humbur busullën pa Halandin, Dortmundi nuk gjen paqe as me trajnerin e ri

Borusia e Dortmundit po kalon një periudhë të vështirë këtë sezon, ku është larg konkurimit për titull ndaj Bajernit të Mynihut. Edhe pse vetëm 20 vjeç, Erling Haland duket se është një peshë e rëndë për klubin gjerman. Që nga momenti kur talenti norvegjez ka qenë jashtë fushave për shkak të dëmtimit, sulmi i verdhezinjve e ka humbur tërësisht busullën dhe nuk po mund t’i japë dot fitoren skuadrës.

Dortmundi ka marrë një tjetër humbje në Bundesligë, teksa është mposhtur nga Unioni i Berlinit me shifrat 2-1. As trajneri i ri nuk po sjell paqe na kampion verdhezi. Favre humbi vendin e tij në krye të pankinës për shkak të rezultateve negative, ndërsa emërimi i Terziç deri në fund të sezonit dha shkëndija pozitive një me fitoren e arritur ndeshjen e kaluar, megjithëse problemet duken më të thella dhe po dalin sërish në sipërfaqe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *