“Respekt për Kastriotin, por jemi në rrugën e duhur“, Gega tregon forcën e Kukësit: Kemi ekip për të bërë mrekullira

Kukësi ka kapur ritmin e duhur javët e fundit, ku po shfaq atë fytyrë që opinioni sportiv priste që në fillim të kampionatit. Nesër verilindorët luajnë në ndeshje të vështirë kundër Kastriotit, që pavarësisht se vjen nga Kategoria e Parë, deri më tani ka ditur t’i hapë probleme çdo kundërshtari. Skënder Gega ka vlerësuar krutanët gjatë një prononcimi për mediat, ndërsa më tej shton se Kukësi ka ekipin për të bërë mrekullira, duke shpresuar kështu te titulli kampion.

“Kastrioti është një ekip që duhet vlerësuar. Është një ekip që në fushën e vetë është agresiv dhe mundohet të marri maksimumin. Respekt për ta, por ne jemi në rrugën e duhur. Kemi ekipin që mund të bëjë mrekullira, por do kohën e vetë. Edhe unë jam pjesë e grupit. Kështu që do ia lëmë kohës. Nuk është një sfidë personale. Thjesht është profesioni im që mundohem si çdo trajner të bëjë më të mirën, pavarësisht se çfarë ekipi drejton.

Deri në janar kemi këto ndeshje të vështira. Do mundohemi të marrim 100%. Pastaj do ulemi me drejtorin Nexhipi, që është mes ekipit dhe klubit, do bëjmë një analizë të thellë. Por sot për sot jemi vetëm te Kastrioti, kjo është e rëndësishme”, ka thënë Skënder Gega./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online