“I ofenduar sesi ndërroi kontrata”, Lika për largimin nga Vllaznia: Problem personal, por Xhaferi është i nderuar nëse…

Gilman Lika nuk është pjesë e ekipit të Vllaznisë, por vazhdon që ta shoh me të njëjtën dashuri ekipin e qytetit të tij teksa kryeson në Superiore. Ashtu siç e pranon edhe vetë ish-kapiteni, askush nuk e priste një nisje të tillë të kampionatit në Shkodër.

Anijen e ka drejtuar në ujërat e trazuar dhe atëherë kur rreziqet që i kanoseshin skuadrës ishin nga më të ndryshmet, por nuk është më pjesë e saj tani kur ka nisur që të shijohet një pamje e bukur.

Megjithëse duhet thënë se nuk është arritur ende në destinacion dhe kjo kërkon kohën e saj. I ftuar në “Fax Sport”, Gilman Lika shprehet se largimi nga Vllaznia ka ardhur për shkakun se i është ndërruar kontrata dhe për këtë është ndierë i ofenduar. Por nga krahu tjetër vlerësimi pozitiv mbetet për Alban Xhaferin që po jep sukses te ekipi, përtej problemeve personale.

“Çdo person në Shkodër ka pasur dyshime për Vllazninë për faktin se ka pasur shumë prurje të reja dhe në futbollin profesionist është e vështirë që të marrësh rezultate menjëherë, pasi kërkohet harmonizimi. Megjithatë ekipi ka treguar se është i denjë për atë vendin ku ndodhet dhe po rritet nga ndeshja në ndeshje. Shpresoj si çdo shkodran që të shpallemi njëherë kampion dimri, pastaj duke parë dhe duke bërë.

Të them të drejtën unë e kam thënë se Brdariç ka bërë një punë të madhe. Nëse ka dikush që ka meritë në këtë arritje, trajneri e meriton më tepër. Dënimi për Vllazninë? Nuk besoj se është i drejtë pasi po të shohësh me vëmendje dhe të numërosh tifozët në çdo ndeshje të kampionatit shqiptar janë më shumë tifozë sesa numri i lejuar sipas protokollit të Federatës.

Nuk besoj se ishin 600 tifozë në Shkodër, megjithëse u kalua disi caku më shumë për shkakun e ndjeshmërisë dhe dëshirës që kishin shkodranët për të qenë në ndeshjen ndaj Partizanit dhe për vetë formën e mirë që po kalon ekipi. Por ky nuk do të jetë justifikim jo vetëm për Partizanin, por për asnjë ekip tjetër.

Çdokush do të dëshironte që të ishte pjesë e Vllaznisë tani pasi është në vendin e parë, por gjithçka është e shkruar nga Zoti dhe nuk rri tani që të qaj për atë që ka kaluar. Unë nuk jam larguar vetë, por ishte një mos marrëveshje që kemi pasur. Nuk kam qejf që t’i hyjë prapë kësaj teme pasi nuk dua të dalin debate në këtë moment të mirë që po kalon Vllaznia.

Mund të them se nuk jam larguar unë vetë apo kam pasur qejf që të largohem nga ekipi. Unë jam ndierë i ofenduar për shkakun se ramë dakort në të gjitha anët dhe të nesërmen ishin të ndryshuar pikat për të cilat ramë dakort. Prandaj unë jam ndierë i ofenduar pasi me muhabet e mbyllëm ndërsa të nesërmen ishin ndryshuar gjërat. Jam ndierë i ofenduar pasi ramë dakort një ditë para dhe të nesërmen ishin ndryshuar gjërat.

Dora e Xhaferit te Vllaznia është pozitive për ekipin? Po normale, e vërteta është e vërtetë pavarësisht se unë kam pasur probleme personale me të. Por kjo nuk ka lidhje nëse i jep sukses ekipit, për mua si shkodran është i nderuar. Ndërkohë pjesa personale nuk ia vlen që të përmendet këtu. Kushtet e mëparshme te Vllaznia? Shiko jo të gjitha gjërat janë ashtu si thuhen, vërtet jemi larë me ujë të ftohtë ndonjëherë në dush, por kjo 4-5 herë ka ndodhur dhe nuk duhet ta bëjmë si fakt të kryer që ndodhte gjithmonë”, u shpreh Lika. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online