VIDEO/ Sulmi i Shqipërisë prodhon vetëm gola, Cikalleshi vendos takimin në minutat e fundit

Edi Reja mund të buzëqeshë lirshëm, teksa një muaj përpara se Kombëtarja të grumbullohet për kualifikueset e Botërorit, sulmi kuqezi po prodhon vetëm gola. Uzuni, Manaj, Broja dhe Vrioni po shkëlqejnë me ekipet e tyre këtë verë, ndërsa listës së golashënuesve i shtohet edhe Sokol Cikalleshi.

Ky i fundit ka bërë heroin për Koniasporin ditën e sotme. Sulmuesi shqiptar ka vendosur takimin miqësor me Antaliasporin me golin e tij të shënuar në minutat e fundit. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-0, ndërsa Cikalleshi ka përfituar nga një pasim i gabuar i kundërshtarëve për të tundur më pas rrjetën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online