VIDEO/ Sulmi i Kosovës çalon pa Muriqin, Rashica i fal fitoren në fund kundër Maltës

Kosova ka zhvilluar sot miqësoren e dytë për këtë muaj. Nëse pak ditë më parë do e kishte mjaft të lehtë për të mbërritur te fitorja, duke shënuar goleadë në portën e kundërshtarëve, e njëjta gjë nuk mund të thuhet këtë herë. Sulmi i dardanëve çalon pa Muriqin në krye, ndaj ditën e sotme i është dashur të presin deri në minutën e 84-t për të shijuar fitoren.

Milot Rashica është i pari që gjen rrugën e rrjetës, duke shënuar që në minutën e 19 në këtë miqësore. Por Malta kundërpërgjigjet në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke barazuar gjithçka. Një barazim ky që do të zgjaste gjatë, deri në minutën e 84-t, kur Rashica merr sërish rolin e protagonistit dhe i fal fitoren 2-1 Kosovës me golin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *