VIDEO/ Strakosha “fërkon” duart, portieri i Brentfordit bën gafën qesharake kundër Wolves-it

Brentfordi është mposhtur me goleadë 1-4 nga Wolverhampton-i. Një peshë të konsiderueshme në këtë disfatë e mban edhe portieri Flekken. Ky i fundit ka bërë një gafë qesharake, e cila solli edhe golin e dytë  për Wolves-in. Gardiani i Bretfordit braktisi katërkëndëshin për të spastruar zonën e tij. Por, në tentativë për të shkelmuar topin, Flekken-i doli huq.

Hwang Chan-Lee nuk e pati aspak të vështirë që më pas ta shtynte topin në portën e zbrazët. Nisur nga performanca e sotme, Strakosha me siguri është duke “fërkuar duart” e tij. Ndoshta në të ardhmen portieri shqiptar mund të luajë si titullar për Brentfordin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *