Detaji që nuk u pa, Madueke refuzoi të lejonte Brojën të gjuante penalltinë

Chelsea mori tre pikët ndaj Crystal Palace-t falë një 11 metërshi të shndërruar në gol në minutën e 89. Ishte Madueke ai që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe i fiksoi shifrat përfundimtare ne 2-1. Ndërkohë, Nizaar Kinsella ka treguar detaje që nuk u panë nga syri i tifozëve përmes kamerave gjatë ndeshjes.

Gazetari bën me dije se Madueke mund t’ja dorëzonte topin Brojës ose Gallagher-it, por në fund vendosi ta godasë vetë. Broja dhe Gallagher-i e pyetën shokun e tyre të skuadrës nëse ishte i sigurt në vendimin e tij, por Madueke ishte i palëkundur dhe refuzoi të lejonte sulmuesin shqiptar dhe mesfushorin e Chelsea-t të gjuanin 11 metërshin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online