Xhoshua Kimish i mahniti të gjithë paditen e djeshme me perlën e tij që vendosi edhe fatin e klasikes gjermane. Mbrojtësi i Bajernit shtangu portierin Burki dhe ekipin e Dortmundit me atë parabël nga jashtë zone dhe topi shkoi me perfeksion në rrjetë. Por ky gol duket se është kthyer në një sfidë personale edhe për lojtarët e tjerë, të cilët të frymzuar nga kryevepra e Kimish e kanë provuat veten e tyre në stërvitje.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, të cilin seanca e sotme stërvitore e ka “shndërruar” në një Xhoshua Kimish. Lojtari i Arsenalit e ka kaluar me sukses tentativën e tij, duke dërguar topin në rrjetë. Megjithatë ndryshe nga gjermani, Mustafi e ka bërë këtë në një portë të boshatisur dhe në stërvitje. Videon e ka shpërndarë vetë futbollisti shqiptar në rrjetin e tij social, ku shkruan se duhej ta provonte parabëlën e Kimish./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Work @Arsenal ????? Had to try the #Kimmich chip ? #SM20 pic.twitter.com/JMyDKMPhdG
— Shkodran Mustafi (@MustafiOfficial) May 27, 2020