Seminar informues për protokollin nga FSHF, paralajmërohet tolerancë zero për moszbatimin me përpikmëri

0

Futbolli shqiptar po shkon drejt rikthimit, megjithëse qeveria ende nuk ka dhënë miratimin zyrtar për datën 3 qershor. Klubet e Superiores kanë nisur stërvitjet që prej datës 18 maj, duke zbatuar edhe protokollin sanitar të hartuar nga FSHF.

Një protokoll i tillë mjekësor do të zbatohet edhe gjatë ndeshjeve të kampionatit, në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtja e tij dhe të mos ketë përhapje të virusit nës të futbollistëve apo stafeve të ekipeve. Për këtë arsye Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka organizuar ditën e sotme një seminar informues mbi këtë udhëzues mjekësor.

FSHF bën me dije se të pranishëm kanë qenë Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, si dhe Shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, të cilët kanë prezantuar me detaje detyrat dhe përgjegjësitë te zyrtarët e ndeshjeve. Nga këta të fundit është kërkuar një kujdes i madh gjatë rifillimit të seonit, ndërsa është hënë edhe paralajmërimi se nuk do të tolerohet aspak në rast të moszbatimit të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit zhvilloi ditën e sotme një seminar informues me delegatët e ndeshjeve, ku është folur për protokollin mjekësor që ka përgatitur FSHF për zhvillimin e ndeshjeve pas përhapjes së Covid-19.

Te pranishëm në këtë mbledhje ishin Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, dhe shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi. Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, në fjalën e tij informoi delegatët mbi takimet e zhvilluara me të gjithë drejtuesit e klubeve dhe detyrat që ata kanë për zbatimin e protokollit mjekësor që është përgatitur nga FSHF e është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Shulku kërkoi nga zyrtarët e ndeshjeve që të tregojnë kujdes maksimal dhe theksoi se toleranca është zero në lidhje me zbatimin e protokollit mjekësor.

Drejtuesi i garave në FSHF, Lysien Nurishmi, bëri një prezantim të detajuar të detyrave dhe përgjegjësive që lindin për delegatët në organizimin e një ndeshjeve në kohë pandemie. Zbatimi dhe kushtet e protokollit mjekësor janë të njëjta për të gjithë, nga futbolli fëmijëve deri te Kategoria Superiore.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.