VIDEO/ Stadiumi oshëtin nga emri i Ernest Muçit pas golit, sulmuesi shqiptar bëhet lideri i tifozëve të Beshiktashit

Ernest Muçi ishte shpëtimtar i Beshiktashit mbrëmjen e sotme. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm të takimit kundër Ankarahyçysë, duke e dërguar skuadrën e tij në finale të Kupës së Turqisë. Menjëherë pas goli të shënuar, stadiumi oshëtiu nga zërat e tifozëve që thërrisnin në kor mbiemrin e talentit 23-vjeçar.

Muçi ka fituar zemrat e tifozëve në pak muaj te Beshiktashi. Lojtari i Kombëtares shqiptare pas ndeshjes është kthyer në liderin e tifozerisë së bardhezinjve, teksa ka dalë përpara tyre dhe ka udhëhequr koret e zakonshme të ultrasve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/