VIDEO: Stadiumi i pazakontë, shërben si “çati” e qendrës tregtare

Beogradi nuk është vetëm qyteti i Crvena Zvezdës dhe Partizanit. Jo shumë larg dy klubeve më të rëndësishëm, ekziston edhe një skuadër më pak e njohur, por me një karakteristikë shumë të veçantë. Klubi i Futbollit Vozdovac, i cili luan në një lagje modeste në Qytetin e Vjetër, por prej pak kohësh është shndërruar në fenomen për stadiumin që ka.

Në vitin 2011, Milan Zdravkoviç, një prej njerëzve me më tepër ndikim të lagjjes, vendosi të blinte terrenin ku luante ekipi i zemrës. Aty u vendos të ndërtohej një qendër komerciale, por pa i detyruar “dragonjtë” të kërkonin një tjetër fushë.

Kështu lindi ideja e ngritjes së stadiumit me kapacitet të vogël, mbi katër katet e dyqaneve të ndërtuara. Vetëm pas dy vjetësh punime, u krijua stadiumi “Shopping Center”. Poshtë janë të gjitha aktivitetet tregëtare, që në vend të çatisë kishin një fushë futbolli, e cila është unike në llojin e saj. Stadiumi ka kapacitet 5174 spektatorë, të cilët përveç ndeshjes mund të shijojnë edhe panoramën e qytetit.

Këtë vit, Vozdovaci u kthye në elitën e futbollit serb dhe inaugurimi i impiantit u bë pikërisht me ngjitjen në Superligë. Klubi vendosi që të krijojë hyrje të dedikuara për tifozët, direkt nga parkingu ose nga rruga, për të mos shkaktuar mbipopullim në zonën e dyqaneve dhe që të mos shqetësohen klientët.

Problemi më i madh, i stadiumit të veçantë, ka rivalitetin brenda qytetit. Me bizneset që janë prioritet dhe duke patur parasysh tifozeritë problematike të rivalëve lokalë të Partizanit dhe Crvena Zvezdës, ndeshjet derbi do të luhen në stadiumin e vjetër të Obiliçit. Arsyeja është të evitohen trazirat, të cilat mund të shkaktonin dëme te ato pjesë të strukturës, të cilat nuk janë të dedikuara për futbollin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online