VIDEO/ Stadiumi i mbuluar i gjithi nga dëbora, ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës luhet në -11 gradë celcius

Në orën 3 të mëngjesit do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme për kualifikueset e Kupës së Botës për zonën e Amerikës së Veriut. Kanadaja pret Meksikën në stadiumin “Komunuelth” në Edmonton. Fusha gjendet e gjitha e mbuluar nga dëbora, megjithatë kjo nuk do e pengojë zhvillimin e takimit.

Stuhia e dëborës shoqërohet me temperature mjaft të ftohta, që arrijnë në -11 gradë celcius. Diçka e tillë i shkon për shtat Kombëtares së Kanadasë, teksa lojtarët janë mësuar me këto kapriço të motit, duke pasur kështu një avantazh kundrejt Meksikës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *