VIDEO/ Kosova i shuan ëndrrën për kualifikim Shqipërisë, dardanët shpërthejnë në festë me fitoren në minutat e fundit

LIVE, Kosovë-Shqipëri U21 2-1 Krasniqi 65′, Sejdiu 90’+2’/Karrica 57′

Ëndrra për një kualifikim të mundshëm në Europianin 2023 për Shqipërinë U21 shuhet mbrëmjen e sotme nga Kosova. Karrica zhbllokoi shifrat në minutën e 57 të takimit, por dardanët më pas do të përmbysnin rezultatin. Ishte Krasniqi ai që ktheu baraspeshën në minutën e 65, ndërsa në minutat shtesë Sejdiu përmbys gjithçka dhe i jep fitoren Kosovës.

Një fitore kjo që u përjetua shumë nga lojtarët e Kosovës, të cilët shpërthyen menjëherë në festë fillimisht pas golit, e më vonë pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit. Kuqezinjtë mbeten kështu në kuotën e 9 pikëve, 4 më pak se Çekia e vendit të parë. Ndërkohë përpara e pret një kalendar “ferri”, teksa do të luajë respektivisht me Çekinë U21, dy ndeshje me Anglinë U21 dhe në fund me bashkëmoshatarët e Kosovës. Ndërkaq, dardanët e vegjël shkojnë në kuotën e 6 pikëve pas kësaj fitoreje dhe renditen të pestët në grup./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online